Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sokol Cikalleshi, vijon formën e tij të shkëlqyer në Arabinë Saudite, duke realizuar edhe golin e 7 këtë sezon.

 

Cikalleshi është sulmuesi kryesor i Al Khaleej dhe këtë ia shpërbleu klubit të tij teksa shënoi golin e barazimit për 2-2 në ndeshjen e kësaj të marte ndaj Al-Shabab.