Kylian Mbappé u largua nga PSG drejt Realit të Madridit këtë verë pa asnjë kosto, diçka që konfirmoi se Leonardo, ish-drejtor sportiv i parizienëve, kishte të drejtë për francezin.
Braziliani kishte pozicionin që mban aktualisht Luís Campos, mes viteve 2019 dhe 2021, dhe u largua pikërisht për shkak të kësaj situate. Ai tha se klubi kishte gabuar që rinovoi kontratën e sulmuesit, duke deklaruar se përpjekjet financiare që kërkoheshin për ta mbajtur atë në Paris nuk kishin kuptim.
I ftuar në programin “Rothen s'enflamme” të RMC, mesfushori portugez lavdëroi trajnerin Luis Enrique dhe foli për ambiciet e PSG-së në Ligën e Kampionëve.
“Kam qenë kundër rinovimit të kontratës së Mbappesë, veçanërisht në nivelin në të cilin u krye... Gjithmonë, që nga fillimi. Unë me të vërtetë mendoj se ai duhej të shitej në fund të sezonit 2020/21, kur PSG kishte një propozim nga Reali i Madridit dhe atij i kishte mbetur vetëm një vit në kontratë”, tha ai në një intervistë për Le Figaro, duke siguruar se asnjë lojtar nuk është mbi ekipin.
“Si mund të menaxhohet kjo situatë? Nëse humbim një lojtar nuk është e mirë, por klubi nuk do të vdesë për shkak të kësaj. Cili institucion i madh u shemb kur humbi një lojtar? Asnjë. Mund të marrë pak kohë, por gjithmonë shërohesh. Unë kam qenë vetë lojtar, por një futbollist nuk mund të jetë kurrë më i rëndësishëm se një klub”, tha ai./SyriNet