Roma është në prag të forcimit të mbrojtjes së saj me blerjen e mbrojtësit veteran gjerman Mats Hummels.

Klubi ka intensifikuar negociatat orët e fundit, duke arritur me sukses një marrëveshje për të sjellë lojtarin me përvojë në kryeqytetin italian.

Gazetari italian, Gianluca di Marzio raporton se pavarësisht disa sfidave fillestare në finalizimin e marrëveshjes, detajet përfundimtare janë kopsitur pas një dite diskutimesh midis përfaqësuesve të Roma-s dhe agjentit të Hummels, Stefano Sem.

Hummels pritet të mbërrijë në Romë të mërkurën në mesditë për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe për të nënshkruar një kontratë njëvjeçare, sipas kërkesës së tij. Kjo lëvizje vjen pasi Roma kërkon të forcojë formacionin e saj mbrojtës nën drejtimin e menaxherit Daniele de Rossi.

Vendimi për të rindezur bisedimet me Hummels u mor me shpejtësi, duke i çuar negociatat në një pikë vendimtare.

Hummels, i cili u lirua nga Borussia Dortmund në fillim të kësaj vere, së shpejti do t’i bashkohet verdhekuqve, duke kontribuar me përvojën e tij të pasur dhe aftësitë mbrojtëse për ekipin./Albanianpost