Tre persona janë dënuar me vdekje në lidhje me incidentin e fizikantit bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh, i cili u vra në Iran në vitin 2020.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Tesnim, zëdhënësi i Pushtetit Gjyqësor, Asgar Jihangir dha informacione për disa rezultate të rastit në një konferencë për media.

"Tre spiunë izraelitë të kapur në shtetin e Azerbajxhanit Perëndimor u zbuluan se kishin transportuar pajisje për t'u përdorur në vrasjen e Fakhrizadeh nën maskën e kontrabandës së alkoolit. Këta njerëz u dënuan me vdekje", tha Jihangir.

Zyrtari iranian theksoi se gjykimi i 5 personave të tjerë në lidhje me incidentin në fjalë po vazhdon.

- Vrasja e Fakhrizadeh, arkitektit të programit bërthamor të Iranit

Mohsen Fakhrizadeh u vra në lagjen Abserd të Teheranit më 27 nëntor të vitit 2020.

Duke bërë një deklaratë pas atentatit, ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif, tha se kishte shenja serioze se Izraeli qëndronte pas sulmit terrorist.

Një nga ish-drejtuesit e Mossad-it, Yossi Cohen në deklaratën për televizionin izraelit në qershor 2021 tha: "Fakhrizadeh ishte nën mbikëqyrjen e Mossad-it", pa marrë përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për vrasjen e tij./aa