Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi u prit në një takim në zyrat e Këshillit të Europës në Strasburg, nga Alina Tatarenko, shefe e Divizionit të Bashkëpunimit për Lirinë e Shprehjes.
Gjatë takimit me Tatarenko, Krasniqi e njohu me prioritetet kryesore ku është përqendruar puna e AMA-s.
Krasniqi vuri në dukje transparencën e pronësisë së medias audiovizive, si një proces i kryer tashmë; bashkërregullimin e platformave të shpërndarjes së videove, nisur si hap i parë me TikTok; lirinë e medias; edukimin mediatik, si dhe e njohu Tatarenkon me funksionimin e sektorëve kryesorë të AMA-s, si një institucion i pavarur rregullator.
Krasniqi mori sigurinë nga Tatarenko se Këshilli i Europës do të vijojë ta mbështesë AMA-n në ekspertizë dhe jo vetëm, në hapa të tjerë si ato legjislativë, por edhe të ndërtimit të kapaciteteve institucionale apo edhe të lehtësimit të dialogut të aktorëve indirekt të mjedisit rregullator./ata