Projekt Ligji për kompetencat e përcaktimit të pagave po diskutohet sot në Komisionin e Ekonomisë.

 

 

Braçe: Jeni të bindur që me rregullimet që kjo gjë mund të ndodhë në vijim? Nuk ka ndodhur kjo që edhe po ngre si shqetësim, është një periudhë e gjatë kohore që rrogat e tyre nuk kanë pësuar asnjë lloj ndryshimi, mos duhet të bëjmë përcaktime të tjera?

 

Nuhi: Nuk kemi vendos në ligj  një gjë të tillë se kjo përcaktohet në këshillin e ministrave, nuk ka kuptim që të vendoset kufiri maksimal.

 

 

Spaho: Mendoj që Braçe ka të drejtë dhe, drejtuesit kanë më shumë paga se presidenti i republikës. Xhakuzi, salep masazhe festa, ja si shpërdorohen paratë.

 

Spaho: Ça të raportojnë deri tani është bërë kokrra e qejfit, ju kështu i bëni pas një viti i ktheni, s mund të ndodhë një kompani shtetërore që drejtuesi i saj të ketë rrogë më lartë se presidenti i republikës.

 

Braçe: Po abuzoni në mënyrë skandaloze, nuk shkon kjo histori, po jepni kontributet, tek rrogat KLSH, caktoni ligjin dhe mbaron historia.

 

Ibrahimaj: Ligji përcakton kompetencat për pagat, nuk janë vendosur këtu se janë të rregulluiar me një ligj tjetër.

 

Agalliu: Nuk mund të ketë pagë më të lartë vartësi se sa eprori.

 

Spaho: Deputeti është konsideruar si figurë negative. Ka që në 2005-ën që paga e deputetit nuk indeksohet.