Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett e quajti qeverinë e vendit të tij si "qeveri të çmendur dhe të sëmurë" që punon kundër shtetit dhe ushtarëve".
Në një deklaratë të publikuar nga llogaria e tij në X, ish-kryeministri Bennett komentoi vendimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe emërimin në vend të tij ministrin e Jashtëm, Yisrael Katz.
"Kemi një qeveri të çmendur dhe të sëmurë që ka humbur çdo lidhje me gjërat që janë të rëndësishme për vendin tonë dhe e cila në të vërtetë po punon kundër Izraelit dhe ushtarëve të ushtrisë", deklaroi Bennett.
Ai la të kuptohet se do të mbështesë protestat e mbajtura kundër shkarkimit të Gallant-it dhe se mund të kthehet sërish në politikë.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dje shkarkoi ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant./aa