Zëdhënësja e qeverisë së Iranit, Fatemeh Mohajerani tha se rezultatet e zgjedhjeve në SHBA nuk do të shkaktojnë ndryshim në politikën e përgjithshme të të dy vendeve.

Sipas televizionit shtetëror iranian, Mohajerani iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas mbledhjes së kabinetit.

"Zgjedhjet presidenciale në SHBA nuk kanë shumë lidhje me ne. Sepse politika e përgjithshme e SHBA-së dhe Iranit është e pandryshueshme. Shumë gjëra nuk do të ndryshojë me ardhjen e njërit në vendin e tjetrit", deklaroi Mohajerani.

Ndërsa në lidhje me shpalljen e fitores së Donald Trumpit, Mohajerani tha: "Ne nuk jemi të shqetësuar që Trump të fitojë përsëri. Për ne nuk ka dallim mes dy kandidatëve".

Ajo shtoi se rezultatet e zgjedhjeve në SHBA nuk do të ndikojnë në jetën e përditshme të iranianëve./aa