Është rritur në 13 numri i personave të vrarë dhe në 57 numri i të plagosurve nga sulmi ajror i kryer gjatë natës nga ushtria izraelite përreth spitalit shtetëror "Rafik Hariri" në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit thuhet se në sulmet ajrore të kryera gjatë natës nga avionët luftarakë izraelitë në Bejrut, janë shënjestruar edhe rrethina e spitalit "Rafik Hariri" në rajonin e Janah.

Në sulm 13 persona mes tyre një fëmijë humbën jetën dhe 57 të tjerë u plagosën ku 7 prej tyre në gjendje të rëndë.

Raportohet se dëme të mëdha janë shkaktuar në spitalin "Rafik Hariri" për shkak të ashpërsisë së sulmit.

Në një deklaratë të mëparshme, Ministria libaneze e Shëndetësisë raportoi se 4 persona mes tyre një fëmijë u vranë dhe se 24 persona u plagosën në sulmin e ushtrisë izraelite rreth spitalit "Rafik Hariri"./aa