Ministria e Shëndetësisë e Austrisë ka deklaruar se i gjithë vendi është në rrezik të lartë nga gripi i shpendëve dhe ka njoftuar zbatimin e masave të reja të rrepta të bio-sigurisë duke filluar nga mesnata.

Ministria austriake tha se fermerët e shpendëve tani duhet të përdorin barriera mbrojtëse si rrjeta dhe çati për t’i mbajtur larg shpendët shtëpiake dhe shpendët e egra.

Ushqyerja e shpendëve duhet të bëhet në zona të brendshme ose të strehuara, ndërsa burimet e ujit të aksesueshme për shpendët e egra janë rreptësisht të ndaluara. Rosat dhe patat, sipas vendimit, gjithashtu duhet të mbahen të ndara nga shpendët e tjera për të reduktuar rreziqet e transmetimit.

Vendimi vjen pas konfirmimit të gripit të shpendëve në katër ferma shpendësh në Austrinë e Epërme dhe në Austirnë e Poshtme, duke prekur rreth 200 mijë shpendë, si dhe pas një rritjeje të rasteve midis shpendëve të egra në të gjithë vendin.

Gjithashtu 25 rrethe, përfshirë zonat në Austrinë e Epërme, Austrinë e Poshtme, Styria, Salzburg, Carinthia dhe Burgenland, janë klasifikuar si zona me rrezik të lartë ku fermat me mbi 50 zogj duhet t’i strehojnë ato brenda.

Autoritetet kanë shtuar inspektimet dhe po vendosin kufizime të lëvizjes nëpër këto zona, në një përpjekje për të kontrolluar përhapjen e virusit shumë ngjitës.

“Virusi mund të transmetohet lehtësisht te shpendët shtëpiake nga shpendët e egra të infektuara ose nga jashtëqitjet e tyre. Virusi është shumë ngjitës. Ai zakonisht është fatale te shpendët”, paralajmëruan autoritetet shëndetësore./aa