Të paktën 6 palestinezë u vranë nga sulmet e Izraelit në rajone të ndryshme në veri të Rripit të Gazës.

Kriza humanitare e shkaktuar nga bllokada intensive e ushtrisë izraelite në veri të Rripit të Gazës, politika e saj e urisë, kolapsi i infrastrukturës dhe sistemit shëndetësor dhe masakrave të kryera nga sulmet e rënda ajrore dhe tokësore vazhdon.

Duke folur për Anadolu një zyrtar shëndetësor tha se 5 palestinezë u vranë nga bombardimi i një avioni luftarak izraelit në një shtëpi në rajonin Beit Lahiya.

Një burim që kërkoi anonimitetin tha gjithashtu se një palestinez u vra në një sulm në të cilin Izraeli shënjestroi një ndërtesë apartamentesh me dron të armatosur të quajtur "Quadcopter" në lagjen Menshiyye të qytetit Beit Lahiya.

Dëshmitarët okularë thanë se ushtria izraelite nisi sulm intensiv artilerik në qytetin Beit Lahiya dhe rajonet në perëndim të tij, në kampin e refugjatëve Jabalia dhe rajonet Saftavi dhe Tevem në veriperëndim të Rripit të Gazës dhe se ata vazhduan të shkatërronin shtëpi në të njëjtat zona duke shpërthyer./aa