Shpyllëzimi i Amazonës në Brazil ka rënë me 31 për qind në krahasim me një vit më parë.

Zyrtarët brazilianë kanë vënë në dukje se humbja e pyjeve të Amazonës në vend është ulur me 31 për qind krahasuar me një vit më parë dhe se ky është niveli më i ulët në nëntë vitet e fundit, njoftojnë mediat vendase.

Sipas ambientalistëve, pylli tropikal i Amazonës ka humbur 6.288 kilometra katrorë sipërfaqe në 12 muajt e fundit. Kjo është sa madhësia e shtetit amerikan Delaware.

Ambientalistët kërkojnë që presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva të tregojë më shumë përpjekje për mbrojtjen e pyjeve tropikale të Amazonës. Ata thonë se humbja e biodiversitetit në rajonin Cerrado të vendit ka arritur nivele alarmante.

Duke tërhequr vëmendjen mbi përpjekjet e presidentit Lula da Silva për të reduktuar shpyllëzimin në Amazon, ambientalistët theksuan se pavarësisht kësaj, rajoni pësoi dëme serioze për shkak të kërkimit të naftës dhe ndërtimit të hekurudhave.

Zyrtarët qeveritarë rikujtuan se zjarret janë një nga shkaqet e shpyllëzimit dhe njoftuan se zjarret në Amazonë do të monitorohen më nga afër falë monitorimit satelitor.

 

- Objektivi zero shpyllëzim deri në vitin 2030

Presidenti Lula da Silva, i cili pasi fitoi në zgjedhjet presidenciale "premtoi se do të mbronte pyllin tropikal të Amazonës". Sipas tij, objektivi i qeverisë për vitin 2030 është zero shpyllëzim.

Amazona e njohur si pylli tropikal më i madh në botë, iu nënshtrua shpyllëzimeve serioze duke thyer rekorde çdo vit gjatë periudhës së presidentit të mëparshëm të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro./aa