Është shtyrë seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili akuzohet për ngjarjen e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.
Seanca e cila ka nisur prej orës 14:00, pritej që të përcaktonte nisjen ose jo të shqyrtimit të dosjes.
Burime bëjnë me dije se seanca paraprake ka dështuar pasi Gjykata vendosi të pyes palët nëse do të thirren familjarët e viktimave të jenë pjesë e procesit.
Tashmë seanca do të mbahet më 4 prill të këtij viti.
Ndërkohë Zamira Durda, nëna e djalit 7 vjeçar që humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit u shpreh: Kemi bërë kërkesë por nuk na thirrën. Nuk e di se çfarë vendimi morën sepse n uk ishim. Ne jemi kërkues të hapjes së çështjes Gërdeci.
SPAK ka dërguar për gjykim ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin.