Të paktën pesë emigrantë humbën jetën, 33 rezultojnë të zhdukur, ndërsa 84 u shpëtuan.
4 anije me emigrantë nga Afrika u fundosën dje dhe sot në ujërat e Tunizisë teksa po përpiqeshin të arrinin në Mesdhe.
Gjykatësi Fauzi Masmoudi tha se varkat u fundosën në brigjet e portit tunizian të Sfax, raporton Reuters.
Ai shtoi se frekuenca e tentativave për kalime nga emigrantët është rritur ndjeshëm kohët e fundit.