Shumë fansa të dyshes Bora Zemani-Donald Veshaj duan t’i shohin bashkë në një projekt.

 

 

 

Dhe duket se dëshira do u plotësohet së shpejti. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet çifti simpatik.

 

Moderatorja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram dhe mes të tjerash është pyetur nëse ka një projekt me të.

 

Duke mos u përgjigjur vetë Bora ka etiketuar Donaldin të cilin e pyet: “Kemi projekt bashkë?”, dhe aktori është përgjigjur shkurt me “Po”.

Kaq ka mjaftuar që të na zgjohet kurioziteti: bëhet fjalë për ndonjë emision apo diçka tjetër? Në fakt prej muajsh ata përfliten se do jenë në një film bashkë, por nuk ka ende asnjë konfirmim.

 

Hera e fundit që Donaldi dhe Bora kanë qenë në një projekt të përbashkët ka qenë tre “3-shat” emisioni komik që moderonin bashkë me Romeon.