Në kuadër të festave në nëntorit, ka nisur gara për Kupën e 80-Vjetorit të Çlirimit në shkollat e vendit.

Lajmin e dha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se kjo është një nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

“Në këtë kupë nxënësit e ekipeve të volejbollit dhe futbollit do të përballen për të fituar trofeun që mban peshën e këtij përvjetori historik për vendin tonë”, nënvizoi Manastirliu.

“Ka nisur gara për Kupën e 80-Vjetorit të Çlirimit në shkollat tona, një nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku nxënësit e ekipeve të volejbollit dhe  futbollit do të përballen për të fituar trofeun që mban peshën e këtij përvjetori historik për vendin tonë. Suksese të gjitha ekipeve”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale./ata