Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka uruar sot Azerbajxhanin me rastin Ditës së Flamurit Kombëtar.
“Përgëzoj mikun, vëllanë dhe partnerin tonë të besueshëm Azerbajxhanin në Ditën e Flamurit Shtetëror më 9 nëntor dhe përcjell përshëndetjet dhe dashurinë time për gjithë popullin e Azerbajxhanit nëpërmjet vëllait tim të dashur, presidentit Ilham Aliyev”, tha Erdogan në X.
Azerbajxhani shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991 dhe Këshilli i Lartë njoftoi se flamuri blu, i kuq dhe jeshil me një yll me tetë cepa dhe gjysmëhënë do të ishte flamuri kombëtar i republikës së re.
Më 17 nëntor 2009, presidenti Ilham Aliyev nënshkroi një dekret për shpalljen e 9 nëntorit si Dita e Flamurit Kombëtar./aa