Pakistanezët shënojnë sot 147-vjetorin e lindjes së poetit kombëtar Allama Muhammad Iqbal.
Përveç qeverisë, organizata të ndryshme shoqërore dhe letrare mbajtën seminare, ekspozita dhe konferenca për të nderuar Iqbalin.
Herët në mëngjes, një ceremoni e ndërrimit të rojeve u mbajt gjithashtu në mauzoleumin e Iqbalit në Lahore, ku një kontingjent i marinës pakistaneze mori përgjegjësinë e sigurisë së mauzoleumit nga Renxherët e Punjabit, tha Radioja shtetërore e Pakistanit.
Në mesazhin e tij, kryeministri Shehbaz Sharif bëri homazhe për poetin kombëtar dhe tha se poeti dhe filozofi vizionar ndikoi thellë në rrjedhën e kombit.
“Filozofia e Iqbalit ndezi ëndrrën e një atdheu të veçantë për muslimanët e nënkontinentit, duke çuar në krijimin e Pakistanit. Mësimet e tij mbi vetëbesimin, vetëdijen dhe unitetin mbeten burim frymëzimi për ne që të përpiqemi për përparim dhe prosperitet si komb”, tha Sharif në një deklaratë.
I lindur më 9 nëntor 1877, në qytetin verilindor Sialkot, që ndodhet rreth 139 kilometra nga Lahore, kryeqyteti i provincës verilindore të Punjabit, Iqbal njihet si “Mufakkir-e-Pakistan”, ose ideatori i Pakistanit, pasi konceptoi idenë e një atdheu më vete për myslimanët e asaj që njihej si India e Bashkuar.|
Iqbal ndërroi jetë më 21 prill 1938, në Lahore./aa