Pas vizitës në rajonet lindore të Donetskut dhe Kharkivit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky udhëtoi në rajonin jugor të Khersonit, pranë vijës së frontit të luftës.
Zelensky vizitoi fshatin Possad-Pokrovské, i cili është shkatërruar nga luftimet me trupat ruse.
“Unë mendoj se ne do ta rindërtojmë shumë shpejt vendin”, u tha Zelensky banorëve në një video të publikuar në Telegram.
Ai vizitoi gjithashtu një stacion të shpërndarjes së energjisë elektrike të dëmtuar nga bombardimet.
Zelensky shoqërohej nga zëvendëskryetari i qeverisë, Oleksandr Kubrakov, ministri i Energjisë, Herman Halushchenko dhe kreu i operatorit të rrjetit elektrik “Ukrenergo”, Volodymyr Kudrytskyi.
Në nëntor, trupat ruse në Kherson Oblast u tërhoqën në bregun lindor të lumit Dnipro, i cili përshkon rajonin.
Kjo është dita e dytë e Zelensky në zonat pranë vijës së frontit të luftës./