Donald Trump ka fituar Arizonën, duke kompletuar kështu rezultatin në të 7 shtetet kyçe të garës presidenciale. Nga Arizona, Trump ka fituar 11 votat elektorale, duke shkuar kështu në 312 vota të Kolegjit, kundrejt 226 të kandidates demokrate, Kamala Harris.

Arizona është tani shteti i shtatë dhe i fundit që Trump ka fituar duke përfshirë Pensilvaninë, Miçiganin, Wisconsin, Xhorxhian, Karolinën e Veriut dhe Nevadën.

Në vitin 2020, zoti Trump humbi shtetin në fushëbetejë të Arizonës, të cilin e fitoi në vitin 2016, ndaj Presidentit Joe Biden. Arizona vazhdoi të kishte një guvernator dhe senatorë demokratë.

Para vitit 2020, shteti kishte qenë një bastion i Republikanëve. Emigracioni dhe siguria kufitare ishin çështjet kryesore gjatë zgjedhjeve të vitit 2024.

Arizona ka popullsinë e katërt më të madhe hispanike votuese. Trump e vizitoi gjatë fushatës së tij të fundit dhe e ktheu valën.

Republikanët kanë rifituar gjithashtu kontrollin e Senatit dhe duket se do të ruajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve./BalkanWeb