Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Pejës, për shkak të zjarrit të madh në depot dhe një qendër tregtare që ra këtë mëngjes.

 

 

Personat janë helmuar nga dioksidi i karbonit, për shkak të tymit dhe flakëve bënë me dije mjekët që pritën të lënduarit.

 

Gjendja e tyre për momentin është e qëndrueshme.

 

 

Ndërkaq, Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se zjarri po vazhdon dhe nuk dihen shkaqet e tij.