Një prift u vra dhe shtatë murgj u plagosën në një sulm në manastirin “Santo Espiritu del Monte” pranë Valencias në Spanjë.
Sulmuesi hyri në manastir duke thirrur “Unë jam Jezu Krishti” dhe shënjestroi murgjit një nga një në dhomat e tyre.
Autoritetet janë ende në kërkim të të dyshuarit, i cili u largua në zonën malore përreth zonës pas sulmit. Incidenti ka tronditur komunitetin lokal, veçanërisht pasi rajoni është ende duke u rikuperuar nga përmbytjet shkatërruese që morën jetën e mbi 200 njerëzve.
Sulmi ndodhi në mëngjes, kur i dyshuari thuhet se u ngjit mbi gardhin rrethues të manastirit dhe u fut me forcë brenda, duke u përballur me murgjit në banesat e tyre.
Tre nga murgjit e plagosur, të moshës 57, 66 dhe 95 vjeç, aktualisht ndodhen në spital me plagë të rënda. Katër murgjit e tjerë, edhe pse të plagosur, janë shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme.
Vetëm dy murgj që punonin jashtë në pemishte arritën t’i shpëtonin sulmit./Dita