Türkiye përkujtoi sot themeluesin e vendit Mustafa Kemal Ataturk me rastin e 86-vjetorit të ndarjes nga jeta.

Populli turk në mbarë vendin mbajti dy minuta heshtje për të nderuar presidentin e parë të republikës, e cila muajin e kaluar shënoi 101-vjetorin.

Në orën 9:05 të mëngjesit me kohën lokale, sirenat filluan në gjithë vendin për të shënuar momentin e saktë të vdekjes së Ataturkut në moshën 57-vjeçare.

Në gjithë vendin, njerëzit ndaluan në rrugë ose qëndruan të heshtur në vendet e tyre të punës për të kujtuar Ataturkun./aa