Surprizë në raundin e 13-të në La Liga. Në "San Sebastian" baskët e Real Sociedad fituan 1-0 kundër Barcelonës duke u shkaktuar katalanasve humbjen e dytë sezonale.

Pasi "shpenzuan golat" në kampionat dhe Champions League, të besuarit e Hansi Flick nuk mundën të shënonin në një ndeshje ku shpërdoruan disa raste dhe u panë pa ide konkrete në sulm.

Për t'u veçuar episodi i minutës së 13-të kur Lewandowski shënoi golin e epërsisë, por VAR e anuloi për pozicion milimetrik jashtë loje. Ishte goli i Becker në minutën e 33 që vendosi ndeshjen.

Me 33 pikë Barcelona mban kreun, ndjekur nga Real Madrid me 27 pikë dhe një ndeshje më pak. Sociedad me 18 pikë ndodhet në vendin e tetë./Shqiptarja