Shumë studime kanë nxjerrë në pah lidhjen e fortë mes shëndetit zemrës dhe ushqimeve që konsumojmë.

Disa grupe ushqimesh mund të vënë në rrezik shëndetin kardiovaskular, ndërsa nga ana tjetër ka ushqime që shërbejnë si mburojë për zemrën, duke e mbrojtur nga rreziqe serioze.

 

Ndër këto ushqime të dobishme, janë arrat, të cilat sipas një studimi të ri të publikuar në Food and Nutrition, mund të jenë një aleat i rëndësishëm kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe rrezikut të vdekjes nga sëmundjet e zemrës .

 

Studiuesit analizuan 60 studime, ku përfshiheshin 1.9 milionë pjesëmarrës dhe shqyrtuan lidhjen mes konsumit të arrave dhe farave dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve kardiovaskulare, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2.

 

Rezultatet treguan se ata që konsumuan sasi më të mëdha arre, pra rreth një grusht ose 30 g. në ditë, përballeshin me një rrezik të reduktuar prej 19% të sëmundjeve kardiovaskulare dhe një rrezik të reduktuar prej 23% të vdekjes nga sëmundjet e zemrës.

 

Në të njëjtën kohë, konsumimi i kësaj sasie çdo ditë duket se redukton ndjeshëm rrezikun e vdekjes nga ataku në zemër ose goditje në tru me 25%.

 

 

Arrat janë të pasura me fibra, proteina dhe vitamina. Ndërsa një nga arsyet pse konsiderohen kaq të dobishme është përmbajtja e tyre e lartë e acideve yndyrore.