Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e disa objekteve të paligjshme që pengojnë zbatimin e Loteve 3 dhe 4 të Lungomares në Vlorë.

IKMT ka nisur prishjen e 10 ndërtimeve që janë me funksione shërbimi.

Aktualisht, po vijon me ritme të mira puna në kantierin e Lungomare 3, Vlorë-Orikum, një prej investimeve më të rëndësishme në qytetin bregdetar, që zgjeron hapësirën e turizmit cilësor të Vlorës.

Ky është një projekt i financuar nga BERZH, në kuadër të programit për zhvillimin e turizmit dhe punimet përfshijnë transformimin cilësor të hapësirës publike, ku do të mbillen pemë do të krijohen zona për këmbësorët, për biçikletat, duke mundësuar një frymëmarrje krejt të re për Vlorën turistike./ata