Policia e Shtetit ka shpallur listën e kandidatëve që konkurrojnë për shef komisariati të policisë.

Pas përfundimit të fazës së aplikimeve, Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve ka publikuar emrat e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”, ku në total janë 280 kandidatë.

Komisioni po ashtu  do të kryejë vlerësimin paraprak të aplikimeve, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët të cilët kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”.

Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve përbëhet nga 3 anëtarë: një përfaqësues nga Ministria e Brendshme, një nga Policia e Shtetit dhe një nga Akademia e Sigurisë.
Në këtë garë janë përfshirë edhe gra, për të cilat mbetet për t’u parë nëse do t’u besohet një nga 48 komisariatet e vendit./ata