Projektbuxheti i vitit 2025 për sektorin e arsimit dhe sportit, është buxheti më i lartë historik që mbështet rritjen e investimeve, pagave, digjitalizimin në shkolla, financimin e arsimit të lartë dhe kërkimin shkencor”.

Kështu u shpreh sot, ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, në Komisionin e Ekonomisë, gjatë shqyrtimit të buxhetit dhe investimeve të parashikuara nga MAS, për vitin 2025, ku theksoi se  “buxheti 2025 për MAS është në shifrën 62.2 miliardë lekë, ose me një rritje 18.8 %, krahasuar me vitin 2024″.

Manastirliu tha se, për vitin që vjen parashikohen 2100 mësues të rinj ndihmës në të gjithë vendin.

“Do të kemi 850 punonjës psikosocial në shkolla. Siguria e fëmijëve në shkolla është prioritet, do të ketë 240 punonjës oficerë sigurie në shkolla, me shtim të punonjësve dhe me 300 milionë lekë fond për këtë pjesë. 3200 punonjës mbështetës me kontratë të përkohshme me kosto 231 milionë lekë. 640 koordinatorë për këshillin të karrierës, si mësues mbështetës”, u shpreh Manastirliu.

Gjithashtu vijoj ajo, në buxhetin 2025 përfshihet ofrimi i teksteve shkollore falas për rreth 240 mijë nxënës që ndjekin arsimin bazë nga klasa e parë në klasën e nëntë, si dhe mundësimi i transportit për mbi 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues, që punojnë e mësojnë larg vendit të banimit, me mbështetje 1,2 miliardë lekë.

Sipas saj, 2 miliardë lekë do të financojnë mbështetjen për arsimin parauniversitar. Ndërsa janë 40 shkolla në rindërtim bashkë me infrastrukturën sportive dhe pajisjen e tyre, me fond 240 milionë lekë të parashikuara në buxhet.

Ministrja informoi se, do të ndërtohen 80 laboratorë të rinj të shkencave me fond 240 milionë lekë vlerë buxheti e shtuar dhe 654 laboratorë smart në shkollat tona përgjatë 2025-2027 dhe investimi në laboratorë dixhitalë”, tha ministrja.

Manastirliu tha se, ndërtimi i Kampusit Kolegjit të Europës, ka hapur ciklin akademik për këtë vit dhe me buxhetin e 2025 do nisi edhe kampusi i ri i kolegjit.

“Fondi i mbështetjes studentore, shtresave sociale dhe ekselente parashikon 1,4 miliardë lekë fonde. Ndërsa financojmë 450 studentë me bursa sa paga minimale. Por edhe financimin e mbështetjen e Fakulteteve të reja në Tiranë dhe Durrës, si dhe ambienteve e projekte të tjera të arsimit të lartë, me vlerë buxheti rreth 1,48 mld lekë./ata