Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka folur pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar ku tha se procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së do të vijojë.
Në fjalën e saj për media, Açka ka bërë me dije se janë zgjedhur 8 anëtarët e komisionit zgjedhor.
“Ne zgjodhëm 8 anëtarët e Komisionit zgjedhor, procesi për kryetarin do të vijojë”, tha Açka.
E pyetur lidhur me bojkotin e 17 deputetëve në Këshill, Açka u shpreh se është e drejta e tyre.
“Çdo anëtar i Këshillit Kombëtar ka të drejtën të mbajnë qëndrimin e tyre. Referojuni statutit. Teknikalitetet janë të botuara”, shtoi ajo.
Ndërsa për mungesën e sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi në këtë mbledhje, Açka tha:
“Sekretari i përgjithshëm ka kërkuar të mblidhet Këshillin Kombëtar. Bardhi, si një njeri që e dua dhe e çmoj shumë… më vjen keq që ju e quani refuzim, por kjo nuk nënkupton që partia ka luksin të humbë ndonjë anëtar të saj. Partia jonë ka qenë pjesë e këtyre institucioneve.”