Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me Presidenten e Moldavisë, Maya Sandu.
Erdoğan dhe Sandu, të cilët ishin në Baku për Konferencën e 29-të të Palëve të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndryshimet Klimatike (COP29), u takuan në kuadër të Samitit të Liderëve.
Takimi në fjalë u mbajt i mbyllur për media.
Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, Ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Şimşek dhe disa zyrtarë të dy vendeve./aa