Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan priti në takim kryeministrin britanik Keir Starmer në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Erdoğan dhe Starmer, të cilët ishin në Baku për Konferencën e 29-të të Palëve të Konventës në kuadër të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndryshimet Klimatike (COP29) Samiti i Liderëve Botërorë të Klimës, zhvilluan një takim atje.

Takimi në fjalë u mbajt e mbyllur për media.

Në pritje ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, drejtori i komunikimit presidencial, Fahrettin Altun dhe disa zyrtarë turq dhe britanikë./aa