Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se vendi i tij ka shpallë kandidaturën për të qenë nikoqir i Konferencës së 31-të të OKB-së për Ndryshimet Klimatike 2026 (COP31), duke falënderuar shtetet që kanë dhënë mbështetje.
Presidenti Erdoğan mbajti fjalim në Samitin e Liderëve Botërorë të Veprimit Klimatik, pjesë e Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP29) që po mbahet në Baku, Azerbajxhan.
Ai tha se vendi i tij shton përpjekjet kundër ndryshimeve klimatike me projektin "Zero Mbetje", duke shtuar se me këtë projekt janë parandaluar 5.9 milionë tonë gazra serrë.
"Türkiye po transformon sektorët kryesorë në kuadrin e vizionit të saj për të arritur emetimet neto zero deri në vitin 2053 dhe rritjen e gjelbër", tha presidenti Erdoğan, duke shtuar:
"Türkiye do të rrisë kapacitetin e instaluar të energjisë së erës dhe diellit nga 31.000 në 120.000 megavatë deri në vitin 2035".
Duke folur për situatën në Rripin e Gazës, Erdoğan u shpreh: "Ne besojmë se ata që janë përgjegjës për katastrofën e rëndë humanitare dhe mjedisore në Rripin e Gazës duhet të japin llogari para gjykatës ndërkombëtare"./aa