Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në kuadër të “Vitit të Gjuhës Shqipe” thotë se një nga veprat e piktores Safo Marko është jetësuar nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë.

“Vepra “Zgjimi” e piktores Safo Marko e vitit 1978, pjesë e Koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve, jetësohet nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë, fituese e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, organizuar në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe. Portretizim nga nxënësit Sabina Kapidani, Sidrit Barameta, Mejrem Mulla-Aliu, Izabel Murati, Henri Mulla-Aliu. Në Vitin e Gjuhës Shqipe dhe në kuadër të 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, nxënësit e shkollave tona i japin jetë veprave ikonë të artit shqiptar, të cilat përfaqësojnë figura kulturore dhe personalitete të rëndësishme të historisë sonë, si dhe momente kyçe të së shkuarës, duke rikthyer në vëmendje ngjarjet dhe figurat që kanë ndikuar në historinë dhe identitetin tonë kombëtar”, tha Manastirliu përmes postimin në Facebook.

Për Vitin e Gjuhës Shqipe, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka planifikuar një sërë aktivitetesh në rang kombëtar dhe mbarëkombëtar ku do të përfshihen të gjitha shkollat në vend por edhe në diasporë, që do të kulmojnë me 22 Nëntor në Ditën Kombëtare të Alfabetit Shqip./ata