Kryeministri Edi Rama, nga Spanja ku merr pjesë në panairin e FITUR”, të turizmit, tha se Shqipëria ndodhet në vendin e tretë në botë pas Katarit dhe Arabisë Saudite për sa i takon rritjes së turizmit.

Rama tha se ky është një rezultat shumë i mirë, kur mendon se Shqipëria është një vend ku nuk zhvillohet as botërori i futbollit dhe nuk është as Meka.

“Jam i nderuar që gjendem këtu. Është mjaft inkurajuese të shohësh se çfarë etje të madhe ka “Melia” për të shpërndarë markën e vetë në mbarë vendin. Nëse nuk gabohem ka dhjetë kontrata veprimtarie tanimë”, tha Rama.

“Kjo formë e bashkëpunimit është bërë shumë e rëndësishme për ne. Nga ana tjetër, është po kështu shumë e rëndësishme që gjendemi këtu, pasi kemi patur sidomos vitin e shkuar një rritje të rëndësishme të turistëve spanjoll në Shqipëri”, shtoi Rama.

“Ndoshta e keni vënë re se kam disa probleme me shpinën. Dje mu desh të shkoja te një fizioterapisë, ai më tha: “dy ditë më parë e dashura ime prenotojë të vinte në Shqipëri me mua dhe familjen e saj, ndërsa unë tani po kujdesem për shpinën tuaj”. Kjo do të ishte diçka shumë e vështirë të imagjinohej disa vite më parë, kur ju e thatë që Shqipëria ishte tejet e fshehur, tani nuk është më aq e fshehur”, vuri në dukje Kryeministri Rama.

“Ka shumë kërkesa për të ardhur në Shqipëri. Vitin e shkuar shënuam aeroportin me rritjen më të lartë të fluksin Europë, bëhet fjalë për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Ne jemi vendi i tretë sa i takon rritjes së turizmit në botë pas Katarit dhe Arabisë Saudite, jemi pra të tretët pa patur Kupën Botërore dhe pa Mekën, është rezultat shumë i mirë”, tha Rama./ata