Talenti shqiptar, Kristian Shpendi, po kalon një moment të artë në karrierën e tij, teksa kryeson listën e golashënuesve në Serinë B, teksa është pjesë e skuadrës së Çezenës.
Në një prononcim interesant të bërë për faqen zyrtare të klubit bardhezi, Kristiani tregon se vëllai i tij binjak, Stiveni ishte i dashuruar me futbollin, ndërkohë që Kristianit, kur ishte i vogël i pëlqente të behej astronaut.
Ai tregon se shpesh kur shkonin në fushë për të luajtur me babain nuk donte të lite nga makina dhe madje qante sepse nuk dëshironte të luante.
“Kemi luajtur gjithmonë futboll, edhe pse mes meje dhe Stivenit, ai që ishte i dashuruar me këtë sport ishe vetëm ai. Shkonim në fushë për të luajtur me babain, por unë shpesh nuk doja të dilja nga makina,. Përkundrazi, shpeshherë qaja pasi nuk dëshiroja të luaja, më pëlqente të luaja futboll, por nuk ishte objektivi im.
Unë kur isha i vogël më pëlqente të bëhesha astronaut, më pëlqente të shihja hënën, yjet”, u shpreh Kristian Shpendi. /Tema