Ekoparku i madh i Durrësit është sot një park modern rekreativ me fusha sporti e gjelbërim.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ndau sot pamje nga ky park, teksa u shpreh se, në fushat sportive të tij po zhvillohet kampionati i basketbollit i nxënësve të shkollave të mesme që janë pjesë e projektit të KOKSH “Ekipet Sportive në shkolla”.

Shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti” ka luajtur ndaj shkollës së mesme sportive kombëtare “Benardina Qerraxhia”.

Ekoparku ka një fushë futbolli, tre fusha basketbolli,  dy fusha tenisi, një climb wall dhe fusha të tjera minisportesh./ata