Politikat e qeverisë inkurajojnë sipërmarrjen vendase të investojë në peshkim.
Transformimi i qasjes ndaj ekonomisë së detit dhe krijimi i një hapësire krejt të re për rritjen e punësimit, eksporteve dhe pagave, janë vijueshmëri e mbështetjes së pr/buxhetit 2025 për sektorin e peshkimit dhe të akuakulturës.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj deklaroi sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave se, “në programin Mbështetje për Peshkimin kemi në fokus zhvillimin e qëndrueshëm të peshkimit dhe akuakulturës dhe shfrytëzimin e përgjegjshëm të burimeve peshkore”.
“Do të financojmë kështu politikat e sektorit me një buxhet prej 527 milionë lekë, ose 11.5% më shumë se në vitin 2024”, deklaroi Denaj.
Sipas saj, investimet në programin e peshkimit synojnë rritjen e prodhimit të produkteve peshkore me 10-20% dhe eksportet në masën 60-70%./ata