Lokaliteti historik Balıklıgöl në qytetin turk Şanlıurfa, është një nga qendrat e rëndësishme turistike të vendit, ku vizitohet nga vendasit dhe turistët e huaj.
Vendi historik, për të cilin mendohet se është vendi ku ka lindur dhe është hedhur në zjarr profeti Ibrahim, është një atraksion turistik.
Balıklıgöl gjithashtu njihet edhe si "akuariumi më i madh natyror" në botë dhe ka një vend të rëndësishëm në turizmin fetar dhe kulturor.
Vizitorët e Balıklıgöl-it zakonisht ushqejnë peshqit, ndërsa edhe shpesh shkrepin edhe fotografi për t'i pasur si kujtim.
Një nga shumë vizitorët e vendit është edhe Meryem Durmuş, e cila vendin e vizitoi me miqtë e saj nga Ankaraja.
Ajo në një dekleratë për Anadolu tha: "Vlerat shpirtërore të Şanlıurfa-s janë vërtet të bukura. Unë kam qenë këtu edhe më parë dhe ua rekomandoj të gjithëve që ta vizitojnë vendin"./aa