Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova tha se do të vazhdojnë koordinimin me vendet arabe për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme.
Në një deklaratë për media, Zakharova vlerësoi Samitin e Jashtëzakonshëm të Përbashkët të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI)-Liga Arabe të mbajtur në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad.
Ajo theksoi se në samit u bë thirrje për sigurimin e armëpushimit të menjëhershëm në Gaza dhe Liban, zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ofrimin e ndihmës humanitare. Zakharova tha se kjo përputhet me qasjen e Rusisë.
"Ne vlerësojmë vendosmërinë e shteteve të rajonit për të marrë rol udhëheqës në përfundimin urgjent të dhunës dhe përmirësimin e situatës në Lindjen e Mesme", tha Zakharova duke shtuar se:
"Me partnerët arabë dhe muslimanë dhe ata që paraqesin qasje të ngjashme, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë koordinimin intensiv me qëllimin për të ulur tensionet në zonën e konfliktit dhe gjetjen e një zgjidhjeje përmes diplomacisë politike në baza ndërkombëtare"./aa