Të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga një sulm ajror izraelit në një qendër të mbrojtjes civile në Douris, në rrethin Baalbek të Libanit, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e Libanit.
Sulmi ajror synoi qytetin Douris të enjten vonë, duke shkaktuar shembjen e qendrës së mbrojtjes civile dhe shkatërrimin e një ndërtese ngjitur, tha Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit.
"Qendra e Mbrojtjes Civile në Baalbek ishte në shënjestër, ndërsa më shumë se 20 pjesëtarë të personelit të mbrojtjes civile ishin brenda", shkroi në X Bachir Khodr, guvernatori i prefekturës Baalbek-Hermel.
Izraeli këtë shtator nisi një fushatë ajrore në Liban kundër atyre që pretendon se janë objektiva të grupit Hezbollah, në një përshkallëzim pas një viti të luftës ndërkufitare që nga fillimi i sulmeve izraelite në Rripin e Gazës.
Gati 3.400 njerëz janë vrarë, mbi 14.400 të plagosur dhe më shumë se 1 milion njerëz janë zhvendosur nga sulmet izraelite që nga tetori i vitit të kaluar, sipas autoriteteve shëndetësore libaneze.
Izraeli më 1 tetor filloi një inkursion tokësor në Libanin jugor./aa