Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut (SDA), Sulejman Uglanin, i shoqëruar me dy deputetët e partisë së tij në Parlamentin e Serbisë, Minela Kalender dhe Ahmedin Shkrijel.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Uglanin e njoftoi kryeministrin Kurti lidhur me betejën, të cilën, siç tha ai, partia e tij e zhvillon për Sanxhakun dhe liritë e të drejtat e njeriut, ku nënvizoi se sundimi i ligjit dhe barazia e të gjithëve para ligjit janë themelet e kësaj beteje.

Uglanin shtoi se qeverisja në Kosovë duhet të merret si model i mirë për shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke marrë parasysh këtu qëndrimet e qarta të qeverisë në raport me ruajtjen e paqes, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Kryeministri Kurti në takim me kryetarin Uglaninin tha që ka shumë hapësirë për më shumë aktivitete e bashkëpunim ndërmjet popullit shqiptar dhe atij boshnjak.

Me këtë rast u theksua kontributi që mund ta jap mbështetja financiare për Sandaxhun, që parashihet në buxhetin e Kosovës për vitin 2025, por edhe njoftimi i Republikës së Kosovës, që qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës do të mund të udhëtojnë me letërnjoftime në drejtim të Kosovës, duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Qeveria e Kosovës ka planifikuar që të ndajë 4 milionë euro për Luginën e Preshevës dhe Sanxhakun për vitin 2025.

Kryeministri Kurti përshëndeti betejën e drejtë për respektim të lirive dhe të drejtave të njeriut nën udhëheqjen e Uglaninit, të ngritur mbi bazën e barazisë dhe pacenueshmërisë.

Në këtë takim kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci dhe zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Avni Zogiani, ndërsa bashkë me kryetarin Uglanin ishin edhe dy anëtarë të partisë së tij, Esad Salihoviq, kryetar i Bordit Ekzekutiv, dhe Merfid Kameshçanin, sekretar./aa