Reshjet në Vlorë kanë sjellë prezencë të ujit në disa akse rrugor, ku problematika më e theksuar shfaqet në unazën e qytetit pasi shirat kanë sjellë mbetje inerte dhe dheu.

Megjithatë, nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara. Banorët kanë marrë masa paraprake duke bllokuar hyrjet e banesave dhe bizneseve.

Sipas Bashkisë në një njoftim publikuar në rrjete sociale, banorët duhet të jenë të kujdesshëm në 3 zona, duke mos parkuar automjetet apo shmangur lëvizjet e panevojshme.

Më me risk janë zona e “Albano-Rominës”, kisha Ortodokse dhe rruga e Portit. Aktualisht situata vijon e qetë dhe pa problematika./tvklan