Pavarësisht kufizimeve të Izraelit, rreth 100 mijë besimtarë palestinezë dhe të huaj falën namazin e xhumasë së parë të muajit Ramazan në Xhaminë Al-Aksa.
Në pazaret dhe rrugët e ngushta që të çojnë në Xhaminë Al-Aksa në zonën e Qytetit të Vjetër në Kudsin Lindor nën pushtim, kishte fluks të madh për të falur namazin e xhumasë së parë të Ramazanit në Al-Aksa e cila është kibleja e parë e muslimanëve.
Të rritur, fëmijë, gra dhe burra nga të gjitha moshat, krahas xhamive brenda kompleksit Al-Aksa u radhitën duke mbushur kopshtin dhe pjesën rrethuese të Xhamisë Al-Aksa.
Sipas një deklarate me shkrim nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit, thuhet se në xhumanë e parë të muajit Ramazan në Al-Aksa morën pjesë rreth 100 mijë njerëz.
Për garantimin e rregullit në Al-Aksa e cila u mbush plot e përplot ndërsa u mobilizuan dhjetëra vullnetarët të lidhur me Administratën e Fondacioneve.
Çdo vit në Xhaminë Al-Aksa kryejnë adhurim mesatarisht 10 mijë muslimanë në ditë ndërkohë kjo shifër rritet deri në 150 mijë në ditët e xhuma (të premte).
Forcat izraelite kufizuan hyrjen në Kuds për palestinezët në Bregun Perëndimor
Forcat izraelite penguan hyrjen nga Bregu Perëndimor drejt Kudsit të pushtuar, për shumë palestinezë të cilët dëshironin të falnin namazin e xhumasë së parë të Ramazanit në Xhaminë Al-Aksa.
Ushtarët izraelitë dërguan njësi përforcuese në pikat e kontrollit në kalimet nga Bregu Perëndimor në Kudsin Lindor dhe nuk lejuan kalimin e disa palestinzëve të cilëve u kontrolluan kartat e indentitetit.
Grumbullime të shumta u krijuan nga palestinezët të cilët dëshironin të kalonin nga pikat e kontrolli "300" në jug të Kudsit Lindor dhe pikën e kontrollit Qalandia në veri.
Mund të rriten tensionet në Ramazan
Me fillimin e muajit të Ramazanit thuhet se ka shqetësime për rritjen e tensioneve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën pushtimin e Izraelit.
Në shtypin izraelit, thuhet se njësitë e sigurisë "kanë paralajmëruar qeverinë se tensionet në muajin e Ramazanit mund të rriten".
Si pasojë e sulmeve të ushtarëve izraelitë dhe kolonëve hebrenj, që nga fillimi i vitit në rajonet që ndodhen nën pushtim kanë humbur jetën 89 palestinezë, përfshirë të moshuar, gra dhe fëmijë. Ndërsa në sulmet kundrejt izraelitëve kanë humbur jetën gjithsej 15 persona, përfshirë një shtetas ukrainas./AA