Luftime të ashpra kanë vazhduar në afërsi të qytetit lindor ukrainas të Bakhmutit, me Rusinë që ka kryer dhjetëra sulme në 24 orët e fundit, tha ushtria ukrainase më 25 mars.

 

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se ka pasur 59 përleshje në frontin përgjatë Bahmutit në zonën e Limanit, Bahmutit, Avdijivkës, Marinkës dhe Shaktarskut. Në këto zona, për javë të tëra janë zhvilluar luftime intensive, shkruan REL.

 

Një ditë më herët, ushtria ukrainase tha se nuk ka parë reduktim të operacioneve ruse në zonën e Bakhmutit, pavarësisht pretendimeve të disa analistëve se ofensiva disamujore e Moskës është dobësuar.

 

Instituti për Studime të Luftës – me seli në Shtetet e Bashkuara – ka shkruar se “ofensiva e gjerë pranverore ruse duket se ka kulmuar” dhe se “komanda ushtarake ruse do të duhet të vendosë një numër të madh të forcave në frontin e luftës për të rinisur operacionet e ofensivës”.