Sergio Aguero, mendon se Leo Messi duhet të rikthehet te Barcelona, aty ku ka pasur shkëlqimin e tij.
Aguero deklaroi se presidenti i katalanasve, Joan Laporta, duhet të punojë për këtë, ndërsa shtoi se është mundësia.
Presidenti Laporta duhet të angazhohet. Messi ka lindur në Barcelonë dhe duhet të kthehet në Barcelonë. Për mua ka një shans 50% që ai të kthehet. Nëse presidenti dëshiron, kjo mund të ndodhë me të vërtetë.