Kryeministri Edi Rama deklaroi sot Shqipëria do të mikpresë vitin e ardhshëm festivalin e parë të sportit për nxënësit e shkollave për Evropën Juglindore, një nisëm e Presidentit të komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli, e mbështetur nga qeveria shqiptare.
Në konferencën tradicionale të fundvitit, Rama informoi se ky aktivitet i jashtëzakonshëm ndërkombëtar, me një numër mbresëlënës të rinjsh nga i gjithë rajoni ynë do të mbahet verën e ardhshme.
Rama theksoi po ashtu se programi i sportit në shkolla ka qenë i suksesshëm.
“Jemi shumë të lumtur me programin e sportit në shkolla. Ka qenë një sukses i shumë pritur. Kemi mbi 10 mijë fëmijë të angazhuar falë lidershipit dhe punës së shkëlqyer organizative të Komitetit Olimpik Shqiptar në lëvizjen sportive me skuadrat e volejbollit e basketbollit djem e vajza dhe jemi përgatitur për të zgjeruar aktivitetin sportive në shkolla edhe me disiplina të tjera”, u shpreh ai.
Kryeminsitri Rama bëri të ditur se është rritur zinxhiri i skuadrave të moshave, duke ulur dyshemenë deri te fëmijët e moshës 6-8 vjec.
“Kjo është e jazhtëzakonshme për të sotmen e të ardhmen dhe është një burim i sigurtë shëndeti, edukimi dhe i rritjes së cilësidë edhe të sporteve profesioniste, kur kjo bazë fëmijësh do të fillojë të ngjitet në moshat e mësipërme”, deklaroi Rama./ata