Policia e Lushnjes, në bashkëpunim me atë të Elbasanit kanë vënë në pranga një person, i vënë në ndjekje nga mëngjesi i djeshëm, i cili së bashku me dy të tjerë tentuan të realizonin një vjedhje me armë.

 

Në kuadër të operacionit “Parandalimi” është bërë i mundur arrestimi në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit i shtetasit B. M., 66 vjeç.

 

Ky shtetas B. M. në bashkëpunim me R. Ç dhe F. T., kishin planifikuar vjedhje me armë në Lushnjë, por Policia e Lushnjës ka mundur ta parandalojë.

 

Të tre këta shtetas, kur janë lokalizuar nga punonjësit e Policisë, nuk i janë bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por janë larguar me shpejtësi me një automjet tip “Benz” me targa të falsifikuara, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion.