Nëse keni filluar të merrni peshë vetëm pas disa vitesh martesë, atëherë duhet të kuptoni arsyen se pse ndodh kjo. Nuk duhet të fajësoni rutinën, ushqimin apo se jeni rehatuar në vend të palestrës por duhet të kuptoni se arsyet janë të ndryshme.

 

 

Sipas të dhënave, studimet njerëzit që nuk ishin të lumtur në marrëdhënien e tyre ishin më të gatshëm të humbisni në peshë. Pra personat që nuk janë të lumtur në çift e kanë më të lehtë të humbasin peshë sesa ata që ndihen mirë me veten dhe janë të lumtur në marrëdhënien e tyre.

Pasi çiftet që kanë harmoni me njeri-tjetrin, ndihen të lumtur, rehat dhe të kënaqur me mënyrën si e jetojnë marrëdhënien e tyre.

Beqarët në formë, të martuarit mbipeshë

Një studim i një viti më parë i publikuar në revistën Plos One analizoi të dhënat e 15,000 njerëzve të martuar dhe beqarë. Gjetjet e studimit konfirmuan se njerëzit që janë në një marrëdhënie të lumtur kanë më shumë gjasa të bëhen mbipeshë apo obezë se beqarët. Pra beqarët shtojnë mesatarisht 1.8 kg në vit ndërsa çiftet shtojnë mesatarisht 5.8 kg në vit.

Por duhet të dimë se mbipesha lidhet me metabolizmin por edhe me çështje shëndetësore dhe rekomandohet që kujdesemi për veten dhe të mos jeni mbipeshë.