Reperi Stresi ishte pjesë e Big Brother Vip Kosova, ku arriti edhe të fitojë çmimin e madh. Ky çmim nuk ishte pak, por plot 160 mijë euro. E përveç kësaj shume, Stresi si një personazh i kërkuar për shkak edhe të eksperiencës së tij në Big Brother ka përfituar para edhe nga bashkëpunime të tjera.

 

Në një intervistë të fundit Stresi zbuloi se ka pasur edhe kontrata të tjera dhe ka fituar shumë më shumë.

“Përveç çmimit të madh unë kam pasur edhe dy kontrata tjera si imazh, është dyfishuar shifra që kam fituar. E gjithë eksperienca që kam fituar në BBVK është diku rreth 240 mijë”, u shpreh ai.