Presidenti Federal i Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen me Zonjën e Parë ka mbërritur sot në vizitën e tij të parë shtetërore në Shqipëri.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja priti sot në aeroportin “Nënë Tereza” Presidentin Federal të Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen me Zonjën e Parë.
Manja postoi në rrjetet sociale foto nga takimi në aeroportin “Nënë Tereza” me Presidentin Federal të Republikës së Austrisë.
“I nderuar të prisja sot në aeroportin “Nënë Tereza” Presidentin Federal të Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen me Zonjën e Parë dhe delegacionin që e shoqëron në vizitën e tij të parë shtetërore në Shqipëri”, shkruan ai.
Në axhendë është parashikuar që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, të mirëpres nesër në Institucionin e Presidentit në një vizitë shtetërore Presidentin Federal të Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen.
Po ashtu, në orën 10:30 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Në orën 11:45, deklarata për media e dy Presidentëve duke vijuar më tej me një Konferencë të përbashkët për media. Gjithashtu, pasdite, në orën 17:00, do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse.